E FUNDIT! Kërkoi lirimin nga arresti i shtëpisë, çfarë vendosi Gjykata për Berishën

by editor

GJKKO rrëzon kërkesën për heqjen e masës arrest shtëpie

Advertisements

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Advertisements

Së bashku me kërkesën e Berishës, GJKKO ka rrëzuar edhe atë të dhëndrit të ish-kryeminsitrit, Jamarbër Malltezit, për revokim të masës së sigurisë. Vendimi u dha nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Pas seancës, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj ngriti akuza, duek e cilësuar trupën gjykuese si “komisariat politik”.

“Këta janë një komisariat politik. Nuk e di se si kjo gjykatë, që ka dhënë masën e arrestit për Berishën dhe Malltezin, nuk u bëri një pyetje prokurorëve. Të mos kesh një kuriozitet të bësh një pyetje, ku qëndron korrupsioni, kush i tha kujt, kush i premtoi kujt.

Se kur do të përfundojë as prokurorët nuk e dinë vetë, se do të presin çfarë t’u thotë Rama. Prokurorët nuk u japin drejtim akteve të tyre. Kjo nuk është më gjykatë. Por, përgjegjësia është e gjykatës, që merr përgjegjësinë e një arresti. Si duket kjo gjykatëse e ka vendosur këtë punë, e di vetë ajo se si”, tha avokati Genc Gjokutaj.

You may also like