E larguan pa arsye nga RTSH, reagon publikisht moderatori: Do t’i drejtohem SPAK-ut

by editor

Moderatori Ardit Murataj ka bërë sot një reagim publik në rrjetin e tij në Instagram, pas largimit, siç e specifikon ai, pa arsye, nga moderimi i programit “Mirëmëngjes Shqipëri”, në RTSH, që zgjati vetëm 20 puntata.Në mesazhin e tij publik, Arditi akuzon drejtuesit e RTSH duke lajmëruar se do t’i drejtohet Prokurorisë së Posaçme duke vënë në shërbim të saj çdo të dhënë për të mësuar arsyen e largimin. Sipas tij, RTSH ka bërë një shpërdorim detyre dhe për këtë arsye, ai do ta ndjekë penalisht.
Të dashur miq, por edhe ju keqdashës. I udhëhequr thellësisht nga parimet institucionale dhe ato të shtetit ligjor, i përkushtuar në detyrën për të cilën RTSH më kontraktoi për një sezon, por që nuk zgjati më shumë sesa 20 puntata, si autor dhe drejtues i programit “Mirëmëngjes Shqipëri”, sot ju njoftoj se ky rrugëtim ka përfunduar.
I gjendur përpara paligjshmërisë, por dhe dhe shantazhit të faktuar me dokumente dhe prova audio-vizive, për t’u larguar pa ditur ende pse, ju informoj se do t’i drejtohem SPAK-ut, me çdo informacion, provë apo fakt për të çuar drejtësinë dhe integritetin tim dhe, po ashtu, edhe të nëpunësve apo ish-nëpunësve të nëpërkëmbur nga lidershipi i RTSH-së. RTSH, të cilët, sipas juristëve me të cilët jam këshilluar, kanë bërë një shpërdorim detyre. Po i informoj në këto momente burrërisht duke u dalë përballë dhe jo në mënyrë të pabesë dhe antiligjore siç ata bënë me mua. Pa asnjë pikë respekti i përshëndes të gjithë ata dhe, mbi të gjitha, i përulur përpara mesazheve solidarizuese ndaj miqve dhe kolegëve të mi”.

Advertisements

You may also like