Çudia e rradhës vjen nga Spanja ku supermarketet po lidhin me zinxhirë shishet e vajit sepse janë shënjestra kryesore e vjedhjeve për shkak të çmimit.
Advertisements
Shishet me një litër vaj ulliri ekstra të virgjër shiten deri në 14.5 euro (15.77 dollarë) në disa supermarkete.
Advertisements
“Ne po shohim një rritje të madhe të vjedhjeve në dyqane,” tha Ruben Navarro, CEO i zinxhirit të supermarketeve Tu Super të Spanjës. Vaji i ullirit është bërë një produkt ideal për ta vjedhur”.
Çmimet e vajit të ullirit, tashmë zyrtarisht në 8 euro për litër, janë rritur me 150% gjatë dy viteve të fundit në Spanjë pasi një thatësirë përvëluese në jug ka dëmtuar të korrat e ullirit.
Advertisements
Që nga shtatori, Tu Super ka lidhur me zinxhir shishe të mëdha vaj ulliri prej 5 litrash dhe i ka mbyllur në rafte për të parandaluar vjedhjen.
“Është një masë e çmendur, ekstreme, por ka funksionuar”, tha Navarro.
Tu Super nuk është i vetmi që forcon sigurinë: në disa supermarkete Carrefour dhe Auchan në Madrid, shishet prej një litri janë të pajisura me etiketa sigurie që duhet të hiqen nga stafi.
STC, një kompani spanjolle që ofron zgjidhje kundër vjedhjes për shitësit me pakicë, pa një rritje 12-fish të porosive këtë verë nga supermarketet për pajisje për të mbrojtur shishet e vajit të ullirit, njoftoi Reuters.
Familjet në Spanjë, ndër konsumatorët më të mëdhenj në botë të vajit të ullirit, ata tashmë kanë reduktuar ndjeshëm, vëllimet e shitjeve të vajit të ullirit ekstra të virgjër ranë me 17% në 12 muajt deri në shtator, sipas mediave.
Në Spanjë, vjedhjet e sendeve me vlerë më të vogël se 400 euro nuk dënohen nëse nuk janë përsëritje.