Biznesmeni Eduart Reci ka qenë i vetëm në momentin kur u qëllua me plumb në kokë.
Advertisements
Raportohet se atentatorët kanë pritur momentin derisa 52-vjeçari ka dalë jashtë apartamentit të tij që ndodhej në rrugën “Faik Konica” dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.
Advertisements
Viktima ishte jashtë pallatit ku banonte kur u qëllua me plumb në kokë. Ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar vetëm momentin kur është qëlluar, por jo autorët e krimit.
Dyshohet se atentatorët kanë qenë në distancë nga viktima. Raportohet se 52-vjeçari nga Dibra ishte biznesmen në fushën e ndërtimit dhe kishte dy fëmijë.
Advertisements
Familjarët e tij kanë deklaruar se biznesmeni nuk ka pasur konflikte. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në kryeqytet dhe 52-vjeçari u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk arriti të mbijetojë duke humbur jetën mëngjesin e sotëm (14 Nëntor).