“E qëllova se më ofendoi”, vrasësi i recepsionistit flet para policisë greke: Mos më ktheni se më rrezikohet jeta

by editor

Gjykata e Korfuzit ka caktuar këtë të shtunë 40 ditë burg për Gerald Shehun, autorin e vrasjes së recepsionistit Eraldo Nevruzi në Dhërmi, në hotelin ku autori ishte bashkëpronar.

Para trupës gjykuese, raportohet se Shehu ka deklaruar se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi viktima e ka sulmuar dhe ofenduar i pari, ndërsa ka kërkuar që të mos kthehet në Shqipëri pasi i rrezikohet jeta.

Ndërkohë autoritetet shqiptare po përshpejtojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë për tu përballur me akuzat.

You may also like