Një grua në Prishtinë është plagosur me armë zjarri. Policia e Kosovës njofton se një zyrtar policor nga pakujdesia ka plagosur nënën e tij. Sipas policisë, viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës(QKUK), ndërsa i dyshuari ndodhet në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme.
Advertisements
“Prishtinë 04.10.2024-12:17. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, zyrtar policor, nga pakujdesia ka plagosur me armë viktimën femër kosovare-nënën e tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, Prishtinë, ndërsa i dyshuari ndodhet në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Advertisements