Një shtetase e huaj është gjetur pa shenja jete në tualetin e hotelit në qendër te Shkodrës.
Advertisements
“Rreth orës 20:00, në tualetin e një hoteli në qendër të qytetit, është gjetur e pajetë shtetasja M. A. 58 vjeçe, banuese në Malajzi, e cila dyshohet se ka pësuar arrest kardiak”, njofton policia e Shkodrës.
Advertisements
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit dhe të shkakut të saktë të humbjes së jetës së 58 vjeçares.
Uniformat blu bejne me dije gjithashtu se “në vendin e quajtur Qafë Mugu, në Njësinë administrative Iballë, shtetasi B. K., 30 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit.”
Advertisements