Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA. Një 20-vjeçar mbyti dhe vrau nënën e tij, pasi kjo e fundit i kishte kërkuar të gjente një punë si dhe të mbante pastër dhomën dhe mjediset e shtëpisë së tyre.
Advertisements
Siç raportojnë mediat e huaja, studenti 20 vjeçar Conner Cobbold mbyti nënën e tij pasi e kishte nxjerrë nga shtëpia.
Advertisements
Sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga Chicago Tribune, 20-vjeçari nuk pranoi krimin e tmerrshëm.
Nëna e 20-vjeçarit u dërgua me urgjencë në spital me shenja në qafë dhe dëmtim të dyshuar të trurit. Por fati nuk ishte në anën e saj. Dy ditë më vonë, ajo humbi jetën.
Vdekja e saj u cilësua si vrasje me mbytje. I riu amerikan kishte pasur më parë probleme psikologjike.