E rëndë/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me barrierat mbrojtëse, zbardhen detajet e para

by editor

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë.

Një automjet me targa greke ka rreshkitur dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës. Shkak i aksidentit sipas drejtuesit të mjetit dyshohet të ketë qenë prania e vajit në rrugë, e cila ka bërë reshkitjen e makinës, e cila është rrotulluar disa herë në rrugë duke përfunduar në anë të saj.

Advertisements

Në automjet kanë qene duke udhëtuar 4 anëtare të një familje të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar vetëm me disa dëmtime të lehta.

Policia pritet të niset drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e rrethanave. Vetëm dy ditë më parë po në këtë aks rrugor pranë fshatit Udënisht u përplasen 3 mjete, ku mbetën të plagosur dy persona, dy prej të cilëve turistë angleze.

Advertisements

You may also like