Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 64 -vjeçar ka tentuar të vetëdigjet në banesën e tij.
Advertisements
Ngjarja është raportuar rreth orës 11:10 të mëngjesit, kur shtetasi Sh. M., banues në Ballsh, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Fierit.
Advertisements
Sipas informacionit paraprak, Sh. M., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor ka hedhur lëndë djegëse, konkretisht benzinë, mbi trupin e tij dhe ka tentuar të vetëdigjet.
Aktualisht, i lënduari ndodhet në spitalin rajonal të Fierit, ku është nën kujdesin e stafit mjekësor. Shtetasi Sh. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtimin e nevojshëm për të shpëtuar jetën.