E rëndë në Kinë/ Zjarri ‘përfshin’ qendrën tregtare, raportohet për viktima

by editor

Një zjarr që shpërtheu në një qendër tregtare në Kinën jugperëndimore të mërkurën vrau të paktën 16 persona, sipas raportimeve nga agjencia zyrtare e Lajmeve Xinhua. Rreth 30 persona u shpëtuan. Zjarri shpërtheu, shkaku i të cilit nuk dihet, në Qigong, një qytet me rreth 2.5 milionë banorë në provincën Sichuan, në një distancë prej 1600 kilometrash nga Pekini.

Advertisements

Operacionet e kërkim- shpëtimit dhe shuarjes së zjarrit përfunduan rreth orës 3 të së enjtes, njoftoi New China, duke cituar zyrtarë nga shërbimet lokale të urgjencës. Zjarret dhe aksidentet e tjera fatale janë të zakonshme në Kinë, kryesisht për shkak të zbatimit të dobët të rregullave të sigurisë. Në janar, të paktën 39 njerëz vdiqën kur një zjarr shpërtheu në një qendër tregtare në Xingyu. Ngjarja ndodhi në bodrumin e qendrës tregtare, thanë autoritetet lokale, kur punëtorët shkelën rregullat e sigurisë duke përdorur një pajisje elektrike saldimi. Vetëm 5 ditë më parë, zjarri në konviktin e shkollës u mori jetën 13 fëmijëve. Në shkurt, një zjarr në një ndërtesë apartamentesh vrau 15 persona në qytetin lindor të Nanjing.

Advertisements

You may also like