Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë
Advertisements
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një grua është gjetur e vrarë në një makinë.
Advertisements
Policia e Kosovës mori njoftim për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” të mërkurën rreth orës 20:20, tha zëdhënësja për rajonin e Prishtinës e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, për Radion Evropa e Lirë.
“Policia si dhe mjekët emergjentë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.
Mediat në Kosovë shkruajnë se viktima ishte gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli. Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, sipas Sinjalit.
Pasi grabitësit i morën sendet me vlerë, dyshohet se kanë qëlluar me armë, duke lënë të vdekur në vend 33-vjeçaren.
Identiteti i viktimës nuk është konfirmuar ende nga policia, ndërkohë që pritet hetim nga Prokuroria.