E rëndë në Shkodër/ Dy vëllezërit dh*nojnë efektivin brenda komisariatit

by editor

Një eferktivi i forcave “Shqiponja” është goditur me grusht nga dy vëllezërit, Marjan dhe Mateo Doçi brenda mjediseve të Policisë së Shkodrës.

Advertisements

Mësohet se vëllezërit janë futur me forca brenda oborrit të policisë dhe kanë goditur efektivin.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur pasi policia ka ndalur në rrugë një automjet për kontroll rreth orës 14:00 të mesditës 29 shtatorit, por 2 personat që ndodheshin brenda kanë kundështuar efektivët e “Shqiponja” duke mos iu bindur dhe më pas janë shoqëruar në komisariat.

Pas shoqërimit të dy personave në Komisariat, në Policinë e Shkodrës kanë mbërritur vëllezërit Marjan dhe Mateo Doçi duke qenë se automjeti i ndaluar ishte i tyre.

Advertisements

Ata janë njoftuar nga dy personat që ndodheshin në automjet për ndalimin nga ana e policisë.

Vëllezërit kanë kërkuar që autmojeti të nxirrej me forcë nga mjediset e komisariatit dhe janë konfliktuar edhe me një efektiv të Shqiponjave duke e goditur me grusht.

Pas kësaj ngjarje forcat e policisë kanë arrestuar dy vëllezërit Doçaj, të cilët janë të dyshuar për veprën penale “goditje për shkak të detyrës” dhe “kundërshtim i forcave të policisë”.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të ndodhur në Shkodër.

You may also like