E rëndë/ Nuk pranoi të martohej me të, 39-vjeçari hedh partneren nga mbikalimi 50 metra i lartë

by editor

Një krim i rëndë ka tronditur Italinë. 34-vjeçarja Giada Zanola u gjet e copëtuar nga automjetet që kalonin në autostradën A4 në Vigonza të Padovas.

Fillimisht u dyshua se e reja kishte kryer vetëvrasje duke u hedhur nga mbikalimi, por ngjarja ka marrë tjetër rrjedhë pasi u zbulua se partneri i 34-vjeçares Andrea Favaro, e ka hedhur atë nga mbikalimi, me një lartësi 50 metrash.

39 vjeçari u arrestua për vrasje me dashje. Giada dhe Andrea kishin planifikuar të martoheshin, por viktima kishte anuluar gjithçka.

Advertisements

Vëllai i viktimës, Daniel Zanola, i cili jeton në Brescia, thotë se nuk kishte asnjë dyshim për situatën e vështirë të motrës së tij dhe shpjegoi: “Disa debate, si në të gjitha çiftet, por Giada nuk na kishte thënë kurrë se kishte qenë i dhunshëm apo se situata ishte. Edhe me ne, Andrea ishte gjithmonë i qetë dhe i sjellshëm.”

Pas hetimeve, Prokuroria dhe hetuesit kanë zbuluan detaje që tregonin se kishim të bënim me vrasje dhe pas marrjes në pyetje të 39-vjeçarit, u dërgua në burg.

“E kishte anuluar dasmën sepse nuk i pëlqente më”, tha një mik i Andreas për Rai1. “Andrea ishte shumë xheloz dhe posesiv. Giada ishte një vajzë gazmore, që donte të jetonte. 34-vjeçarja ishte shumë e lidhur me fëmijën e saj, një nënë e vërtetë. Ajo i kishte thënë tashmë partnerit se donte t’i jepte fund lidhjes”, tha ai.

You may also like