E rëndë/ Të shtëna me armë zjarri në terminalin e autobusave, raportohet për të plagosur

by editor

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e kësaj të enjte rreth orës 22:00 në një stacion autobusësh në Athinë.

Advertisements

Protothema.gr bën me dije se disa emigrantë kanë debatuar në afërsi të stacionit në Kifisou. Debati ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Advertisements

Në debat e sipër njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar. Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur nëj 35-vjeçar, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital. Gjendja e tij është kritike.

Ndërsa autori është arratisur. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

You may also like