Një aksident i rëndë në punë u shënua në fshatin Tarazh të Mirditës.
Advertisements
38 vjeçari, Arbër Caka humbi jetën pasi u godit nga kova e fadromës. Policia është nisur në vendin e ngjarjes.
Advertisements
“Në fshatin Tarazh, Rrëshen, shtetasi A.C, 38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij.
Gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë dhe ka goditur 38 vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje”, informoi sot policia.
Advertisements
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit .