Në Kosovë, një grua ka lindur katërnjak.
Advertisements
Pacientja është një 26 vjeçare nga Podujeva.
Advertisements
Sipas njoftimit, tre fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore.
Nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i spitalit:
Në Klinikën Obstetrike – Gjinekologjike, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një nënë nga Podujeva, ka lindur katërnjakë.
Nëna me inicialet D. S., 26 vjeçare, ka lindur me operacion, në kujdes shëndetësor të mjekëve, mamive dhe infermierëve.
Tre fëmijë janë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore. Nëna bashkë me fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Tani fëmijët janë nën përkujdesje të stafit mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë, ku janë duke marrë trajtimet e nevojshme.