“E sulmuan dhe e goditën”/ Dh*nimi i avokatit të Berishës në zonën e ish-Bllokut, dëshmitarët rrëfejnë tmerrin: Tentoi të largohej, por..

by editor

Detaje të reja dalin nga dhunimi avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur ditën e sotme (29 Maj) në ish-Bllok.

Sipas dëshmitarëve okularë, agresorët e kanë sulmuar dhe goditur Sokol Mëngjesin.

Ata kanë treguar se avokati i Sali Berishës ka tentuar të largohet por ka rrëshqitur duke goditur kokën në trotuar. Dy nga autorët që sulmuan përfaqësuesin ligjor të ish-kryeministrit janë identifikuar nga policia.

Advertisements

Raportohet se 3 autorët kanë qenë të veshur me të zeza dhe me kapele. Sokol Mëngjesi është dhunuar sapo ka lënë fëmijën në kopsht në zonën e ish-Bllokut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm. Pasi u godit me grushte e sende të forta, avokati u dërgua tek Trauma ku mësohet se ka pësuar dëmtime në kokë e pjesë të tjera të trupit.

Ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme ndërsa na spital ka shkuar edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

You may also like