“Zotnia i Shkodrës”, Ferdinand Bushati ka mbyllur sot sytë përgjithmonë në moshën 91 vjeçare.
Advertisements
I njohur ndryshe edhe si mësuesi i artistëve dhe zbuluesi i telentëve të reja shkodranë por jo vetëm, Bushati la një vepër të jashtëzakonshme dhe të gdhendur me shkronja të arta, në fusha të tilla si, muzikë, kulturë dhe art.
Advertisements
Nga viti 1967 deri në vitin 1991 Ferdinand Bushati dha kontributin e tij, si drejtor i ish-Klubit të Rinisë ”Heronjtë e Vigut” duke zbuluar talentë të rinj në fusha të ndryshme të artit.
Ndonëse, trupi i figurës emblemë të Shkodrës do të largohet dalëngadalë nga kjo botë, për Shkodrën, dhe bijtë e saj ai do të mbetet gjithmonë një ikonë e artit.
Veprat e tij do të jenë të paharruara në arkivin e historisë ndër vite dhe do të jetë një shembull frymëzues për brezat pasardhës. “Zotnia i Shkodrës” është skalitur thellë në mendjet e tyre, për të mos u venitur kurrë ndër dekada e shekuj me radhë.
Miq, dashamirës dhe të afërm i kanë kushtuar disa fjalë të ndjera, njeriut me vlera dhe virtyte, të madhit, Ferdinand Bushati. Këngëtarja e njohur shkodrane, Myfarete Laze i ka dhënë lamtumirën “babait të saj artistik”, duke thënë se kur ikin vlerat, dhimbja bëhet edhe më e madhe.
“Lamtumirë zotni Nard! Shkodra me një zotni ma pak. Kur ikin vlerat, dhimbja është më e madhe. Kështu hap sot fb Astrit Fani, na trishtoi ky lajm. U rritëm artistikisht, aty te klubi rinisë, me Zotni Nardin. Ne të gjthë ishim bijt e familja e tijë. Qofsh i parajsës miku im i mirë”, shkruan artistja shkodrane, Myfarete Laze.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka shprehur ngushëllimet për ikjen e mikut të mirë të Shkodrës, të cilësi i dha emër, zë dhe për më tepër artistë të mrekullueshëm që u rezistuan kohërave.
“Lamtumirë Zotni Nard Bushati, mik i mirë i Shkodrës për të cilën dha shumë. Dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të afërmit e zotni Nardit siç ne përherë e thërrisnim. Mesazhet që ai jepte për qytetin, për Shkodrën do të jenë përherë një kujtim i çmuar i bisedave tona,”- shkruan Beci në rrjetin social në Facebook.
Diplomati i njohur shqiptar, Lisen Bashkurti shkruan se Shkodra humbi emblemën e kulturës së saj, megjithatë ai do të jetëojë përgjithmonë në zemrat dhe jetët e shkodranëve dhe shqiptarëve anembanë.
“Shkodra humbi emblemen e kultures se saj, Nard Bushatin. Sapo mesova me dhimbje te thelle per ndarjen nga jeta te zotni Nard Bushati. Jeta e tij dhe e kultures shkodrane Kane ecur se bashku per me shume se gjysem shekulli.
Shume breza artistesh jane rritur ne perkujdesjen e zotni Nardit. Gjithmone i qeshur, i dashur, dashamires, fjalembel, ai na rriti aulave te artit shkodran. Gjurmet e jetes e veprimtarise se zotni Nardit jane thelle- thelle ne jetet tona, ne formimin tone, e mbi te gjitha ne qytetarine tone, qe zotni Nardi i perfaqesonte ne menyren me perfaqesuese.
Lamtumire zotni Nard, do i mungosh Shkodres qe aq shume te nderoi, do na mungosh neve, qe aq shume te nderuam! U prefsh ne paqe e te ndrite shpirti ne Parajse! Lamtumire zotnia i Shkodres”,- shkruan diplomati, Lisen Bashkurti.