Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pas sherri të ndodhur në ambientet e kryesisë së Kuvendit, mes dy demokratëve, Kreshnik Çollaku dhe Dashnor Sula.
Advertisements
Braçe thotë se është e turpshme kjo që po ndodh. Është rrahuar deputeti – thekson ai- dhe këta po hanë njëri tjetrin.
Advertisements
Është i vetmi rast – thotë Braçe- që nën udhëheqjen e Sali Berishës komisioni i ekonomisë detyrohet të bëjë mbledhje online.
“Gazetarët janë këtu për të parë kush rrihet me grushte këtu në ambientet e Kuvendit. Nuk është diskutuar buxheti ndonjëherë 1 muaj e gjysmë rresht nëpër komisione. Nuk ka pasur kurrë diskutime kaq të gjera sa kësaj radhe. Secili prej nesh do ta donte kundërshtarin përballë.
Advertisements
Nuk është zgjedhja jonë të ketë mbledhje të tilla. Në këtë komision nuk ka ndodhur një herë të vetme t’i mohohet fjala dikujt dhe të mos i përmbushet kërkesa. Mund të jetë ngritur zëri dhe nuk ka pasur kurrë konflikt. Është i vetmi rast që nën udhëheqjen e Sali Berishës detyrohet të bëjë mbledhje online. Është e turpshme kjo që po ndodh. 20 minuta më parë është rrahur deputeti aty.
Është deputeti i tyre. Po hanë njëri-tjetrin. Ne kemi përgjegjësi dhe përgjegjësia jonë është të miratojmë ato akte që janë në funksion jo vetëm të shtetit por edhe të qytetarëve”, tha ai në një mbledhje online të Komisionit të Ekonomisë.