“Edhe vëllai t’i ha kumbullat e dardhat pas shpine?!”- Noka për dosjen e Xibrakës: U arkivua me prova të gjalla, i paidentifikuari është Olsi Rama

by editor

Advertisements

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka, gjatë fjalës së tij në Kuvend është ndalur te dosja e laboratorit të drogës në Xibrakë, ku tha se 45-vjeçari i paidentifikuar është vëllai i kryeministrit Edi Rama.

Noka tha se dosja u arkivua me prova të gjalla, me urdhër politik, ndërsa i drejtohet kryeministrit Edi Rama duke i thënë se edhe i vëllai ka ngrënë kumbulla e dardha pas shpinës së tij.

“Në të gjithë dosjen që ishte arkivuar me urdhër politik, vetëm njëri i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta, nuk ishte identifikuar. Kur policia sheh që në një grup është një i paidentifikuar. Pika e parë ta kërkojnë në sistem fotografinë e personit, e dyta ta kërkojë.

Advertisements

Të gjithë u evidentuan, vetëm njëri jo. Mos vallë ishte ky një deputet me imunitet. Kush ishte? Po jua them unë.

Person nga grupet e vëzhgimit është identifikuar, por kur u pa se kush është dhënë urdhrit të shpallet i paidentifikuar, dhe ai është i vëllai i kryeministrit. Këtë se thotë as Bardhi, as Noka asnjë deputet i P, e thonë të dhënat e TIMS.

Advertisements

Personi që drejtonte makinën më 13 janar 2015 ishte Olsi Rama, personi që e drejtonte i gjithë grupi, ishte Olsi Rama. Ky nuk identifikohej dot. Kjo tregon asgjë më shumë që ju si qeveri jeni organiziatë kriminale, funksioni si e tillë.

Tani kryeministri, i kapur në çark, nuk denjon të vijë të japë llogari, të përgjigjet.

Mirë ne që paskërkëshim ngrënë molla dardha kumbulla pas shpinës së kryeministrit, por edhe vëllai pas shpine po t’i haka kumbullat dhe dardhat more zotëri. A mban dikush përgjegjësi për këtë?

Po për këtë dosja që është arkivuar edhe me prova të gjalla, ato dy prokurorë a duhet të mbajnë përgjegjësi? Apo lart e ma lart”, tha Noka.

Advertisements

You may also like