Egla ndryshon pllakë, josh Romeon dhe sulmon Heidin: Ti po e nxjerr shumë keq atë rob. Rrjeti shpërthen kundër aktores (Video)

by editor

Çifti Heidi-Romeo kanë qenë në qendër të diskutimeve në shtëpi përgjatë këtyre ditëve. Teksa ‘Prime’ i mbrëmshëm nisi me një diskutim lidhur me çiftin, Egla u shpreh se Romeo po e trajton Heidin si një leckë.

Por sot Egla ka kthyer pllakë, ndoshta ngaqë Heidi e kritikoi në Prime. Ose është një nga skemat e Eglës për të për të përdorur sërish Romeon për të qëndruar në qendër të vëmendjes.

Teksa bisedonte me Julin, Gracianon dhe Françeskën në ambientet e jashtme të shtëpisë, Egla shprehet se ajo çfarë i ka thënë Heidit ka qenë një provokim për banoren që ajo të tregonte të vërtetën duke pranuar se në fakt është ajo që e ka çuar situatën në atë pikë por në fakt askush nuk po e trajton si një leckë.

Më pas, Egla këtë gjë ia tha edhe Heidit.

Pjesë nga biseda:

Egla: Romeo është një burrë që unë i kam hedhur 1 kg bajgë mbi supe. Dhe motivi që ai ka 1 kg bajgë mbi supe, je ti.

Heidi: Mendoj që je ti.

Egla: Je ti zemra ime. Je ti ajo që po e nxjerr Romeon sikur po të bën të këqija që nga koha që ti po e prisje si një ketrush i vogël.

Heidi: Prandaj s’ia vlen të flasësh me ty.

Për ta shtuar më tej dozën e skemës së saj, Egla ka zgjedhur ti kërkojë ndjesë Romeos për deklaratat duke i thënë:

“Të kërkoj përulësisht ndjesë. Ndaç pranoje, ndaç je.”- u shpreh banorja.

Por sulmi i Eglës ndaj Heidit nuk është pritur mirë nga fansat. Rrjeti është rreshtuar në mbrojtje të Heidit, cuke e cilësuar Eglën si manipulatore.

You may also like