Ekzekutohet ‘Lello’, nipi i bosit të mafies

by editor

Një personazh i rëndësishëm i krimit në Itali është ekzekutuar mbrëmjen e kaluar në Bari, në një atentat me armë zjarri.

Advertisements

Raffaelle “Lello” Capriati, djali i Sabinos dhe nipi i Tonino Capriatit, ky i fundit bosi historik i klanit mafioz me të njëjtin emër nga Bari i vjetër, u qëllua disa herë me pistoletë në lagjen Torre a Mare.

Advertisements

Capriati u lirua nga burgu disa kohë më parë pasi kreu një dënim me 17 vjet për bashkëpunim në vrasjen e Michele Fazio, një 16-vjeçar i vrarë gabimisht në Bari Vecchia më 12 korrik 2001.

Lello Capriati u lirua nga burgu në fund të gushtit 2022 dhe kthimi i tij në liri u mirëprit në Bari Vecchia me festime, fishekzjarrë dhe video në mediat sociale.

16-vjeçari Michele Fazio u vra gabimisht gjatë një grindjeje midis klaneve rivale ndërsa kthehej në shtëpi, në zemër të Bari Vecchia, më 12 korrik 2001, shkruan TGCom.

Advertisements

You may also like