Ilir Binaj do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
Advertisements
Deri tani në këtë post ka qenë drejtoreshë e komanduar, Elidjana Celaj, e cila mori detyrën pas dorëheqjes së Ceno Klosit. Ky i fundit, në qershor të këtij viti u bë zv. ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Advertisements
VENDIMI I QEVERISE
EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.