Emrat/ Të përfshirë në trafik emigrantësh dhe droge, dënohen 4 shqiptarët në Britani

by editor

Katër shqiptarë janë dënuar në Britani, pasi akuzohet se janë anëtarët e e një bande që merret me trafikun e lëndëve narkotike dhe të emigrantëve të paligjshëm.

Advertisements

Bëhet fjalë për Dritan Meta, 43 vjeç, Ilir Kodra, 49 vjeç, Refik Skepi, 45 vjeç dhe Visar Elezaj, 39 vjeç.

Advertisements

Meta, kreu i grupi, më herët u deklarua fajtor për akuzat e lehtësimit të shkeljes së ligjit të imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar dhe prodhimit të kanabisit. Ai u dënua me 11 vite burg më 3 shtator.I shfaqur përkrah Metës, Skepi, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit dhe u dënua me gjashtë vjet burg.

Kodra pranoi të njëjtën vepër penale dhe mori një dënim me katër vjet e shtatë muaj.

Elezaj, i fundit i grupit, u shpall fajtor për prodhimin e kanabisit dhe për pasojë mori një dënim me tre vjet e gjashtë muaj pas një gjyqi pesë-javor.Operacioni kundër grupit të organizuar kriminal me bazë në Oksford filloi në prill 2022 dhe zbuloi kultivim të konsiderueshëm të drogës në të gjithë vendin.

Një aspekt kyç i operacioneve të grupit ishte kontrabandimi i emigrantëve nga Dunkirk në Francë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur gomone.

U zbulua se si Meta ashtu edhe Kodra luajtën role të rëndësishme në organizimin e të paktën tre kalimeve të emigrantëve më 16 gusht 2022.

Në këtë operacion janë përfshirë 49 persona, përfshirë pesë fëmijë nën moshën dhjetë vjeç.

You may also like