EMRAT/ Vdiqën në Tiranë nga mbidoza e ilaçeve, zbulohet identiteti i dy vajzave ukrainaseve

by editor

Dy vajza ukrainase kanë ndërruar jetë gjatë natës së kaluar në Tiranë, ndërsa janë gjetur mesditën e sotme nga një mikesh e tyre në një banesë në zonën e Selvisë.

Advertisements

Gazetari Igli Çelmeta raporton se viktimat janë Antonina Kozachenko, 25-vjeçe dhe Anastasia Lopukhova 40 vjeçe.

Advertisements

Policia bën me dije se ukrainaset dyshohet se kanë ndërruar jetë nga mbidoza e ilaçeve.

Sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, dy ditë më parë vajzat kanë shkuar në një farmaci ku kanë kërkuar ‘Xanax’.

Farmacistja ka refuzuar t’ua shesë, ç’ka ka tensionuar vajzat të cilat më pas edhe kanë kafshuar farmacisten në dorë. Mësohet se ka qenë farmacistja e cila ka denoncuar rastin në polici, por autoritetet nuk i kishin lokalizuar dot.

Ndërkohë, dy ditë pas këtij episodi në farmaci, dy vajzat e moshës 25 dhe 40-vjeçare, u gjetën pa jetë në banesë nga shoqja e tyre e dhomës

You may also like