Eni Vasilit i ndodh e papritura, moderatorja reagon e revoltuar: U bënë grusht nga frika…

by editor

Moderatorja e njohur Eni Vasili ka kaluar dje një situatë aspak të këndshme me dy vajzat e saj binjake.

Advertisements

Pasi kishin dalë së bashku për të luajtur ato kanë mbetur të bllokuara në ashensor, ç’ka i ka frikësuar shumë vogëlushet 3 vjeçare.

Advertisements

Kjo gjë ka bërë që Eni të indinjohet duke reaguar e revoltuar në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuar edhe foto me dy vajzat Nikol dhe Sofi.

“Pasi luajtëm jashtë mbetëm për 30 minuta në ashensorin e papërgjegjshmërive të kompanive shqiptare. Me dy fëmijë të bërë grusht nga frika, ky është shteti që nuk garanton asnjë kontroll dhe asnjë standard jetese normale”, ka shkruar moderatorja.

Në një intervistë të dhënë pasi ishte bërë nënë, Vasili tregonte se kishte patur shumë frikë nga idea për të rritur vajza në këtë vend, por ajo tregoi një episod ku Helena Kadare e kishte inkurajuar.

You may also like