Enigma e vrasjes së Liridona Murselit/ Gazetari i njohur zbardh detaje të reja: Ja si ndryshoi rrjedha e hetimit, Naimi i kërkonte lekë borxh…

by editor

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i 30-vjeçares Liridona Ademaj tre muaj më parë në fshatin Bërrnicë të Prishtinës, ku i akuzuari kryesor mbetet bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Gazetari Enrik Mehmeti në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ka bërë të ditur se ka mundur të sigurojë një intervistë me një efektiv të Forcave Speciale amerikane, rezident edhe në Prishtinë, të cilit Naim Murseli i ka kërkuar një shumë të përafërt parash, me atë që i ofroi ekzekutorit të gruas së tij.

Sipas tij, ky detaj mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjes.

Efektivi amerikan Donnie Lowery më ka rrëfyer sesi u njoh me Naim Murselin dhe sesi ky i fundit pak ditë para vrasjes së Liridona Ademajt i ka kërkuar një shumë të madhe parash, e cila është e përafërt me shumën që Murseli dyshohet se pagoi Granit Plavën për vrasjen e së shoqes.

A e ka mbështetur Berisha marrëveshjen me PS? Gaz Bardhi zbardh prapaskenat
Analiza e REL: Dialogu mes Kosovës e Serbisë, “i vdekur” deri pas zgjedhjeve në BE dhe SHBA
“Aleksandër Vuçiç kërcënoi publikisht Kosovën”/ Albin Kurti nxjerr pamjet dhe ngre alarmin: Forcat ushtarake serbe janë vendosur pranë kufirit! Duan të shkaktojnë provokime

Ky është një detaj i cili mund të jetë në ndryshim të rrjedhës së hetimeve.

Ngjarja po duket se është zbardhur, kjo dëshmi që kam arritur të marrë nga efektivi amerikan dhe ai ka deklaruar se Naimi i ka kërkuar një shumë të tillë dhe ai kishte shprehur habi, se si kishte aq konfidencë ai sa të kërkonte para atij. Ata ishin njohur me efektivin në dasmën e vajzës së Trump ku ka qenë së bashku me Pacollin, dhe se ai e kishte gruan nga Kosova dhe i ka shprehur faktin se në Prishtinë po blinte banesë.

Nga mesazhet duket se Naimi duket i dëshpëruar dhe duket se i janë konsumuar burimet, teksa i ka kërkuar edhe efektivit amerikan, sipas tij ose është i dëshpëruar ose nuk donte gjurmë brenda Kosovës. Se edhe mesazhet ai qe i ka dërguar aty i përmend një emër tjetër, nuk thotë mi dërgo mua paratë, nuk e linte emrin e tij.

Sipas intervistës që i kam marrë efektivit policor, ai është i gatshëm të dëshmojë në Prokurorinë e Prishtinës.

You may also like