“Erdhi herët”! Kolegia: Takimi i fundit me Eraldon para zhdukjes

by editor

Dëshmi dhe detaje të reja dalin për vrasjen në Dhërmi. Paola Spaho, recepsioniste në hotelin ku u qëllua me armë zjarri, sipas policisë, 31-vjeçari Eraldo Novruzi ka folur për ngjarjen. Ajo është shprehur se 31-vjeçari kishte nisur punë vetëm para 5 ditësh, ndërsa aty ishte prezantuar si një person që nuk njihte asnjë nga drejtuesit e hotelit.

Advertisements

“Mbrëmë (të mërkurën) në 22:30 e kam lënë turnin dhe më ndërroi ai. E kisha për ta ndërruar turnin në orën 23:00, por erdhi më herët.

Advertisements

Unë fle këtu në hotel dhe nuk kam ndjerë asgjë. Mami ka qenë duke fjetur. Unë po rrija në celular. Na ka çuditur shumë pasi ata të dy nuk kishin ndonjë kontakt ndryshe nga të tjerët. Unë e kam marr vesh ngjarjen nga ora 09:00 sot në mëngjes kur erdhi mami më solli mëngjesin. Mesa thonë këta, ngjarja ka ndodhur te parkimi, te dhomat e stafit.

Ne do të vazhdojmë punën. Policia na ka marrë në pyetje. Kemi dhënë deklarata për atë informacion që kishim. Ai erdhi këtu dhe kërkoi punë si i panjohur. Fillimisht kërkoi punë si barist. Më pas, këta i thanë që do të presësh sa të fillojë bari, por tani mund të punosh në recepsion”, është shprehur Paola Spaho.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 00:30 të së enjtes. Gerald Shehu, bashkëpronar i një hoteli në Dhërmi, sipas policisë, ka qëlluar me armë zjarri mbi Eraldo Novruzit, 31-vjeç nga Tirana, i cili punonte si recepsionist në hotel. Deri tani, 31-vjeçari vijon të jetë i zhdukur, ndërsa Shehu është arrestuar në Greqi.

You may also like