Erë, vranësira, por edhe 36°C për plazh

by editor

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme që do të vijojnë të jenë prezente mbi vendin tonë edhe gjatë ditës së premte. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës, kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 13 deri 32°C
në zonat e ulëta 15 deri 36°C
në zonat bregdetare 17 deri 34°C

You may also like