“Është jashtë kontrollit”/ Si po e rrezikon “tik tok” jetën e fëmijëve

by editor

Edhe pse në fillim nisi si një aplikacion me video kërcimesh, shpejt u kthye në gjenerues të aktiviteve të rrezikshme

Advertisements

Tik Tok, është një nga rrjetet sociale “fajtore” për rrëmbimin e shpejtë dhe pa kuptuar të kohës së përdoruesve, e sidmos fëmijëve apo adoleshentëve. Ky rrjet social është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance dhe gjeneron video nga përdoruesit, të cilat mund të jenë nga 3 sekonda deri në 10 minuta. Tik Tok u lancua në vitin 2017 globalisht. Për rreth 6 vjet u bë një nga aplikacionet më popullore në botë, duke marrë hov gjatë pandemisë.

Advertisements

‘Tik tok është njëri nga aplikacionet që është totalisht jashtë kontrollit përsa i përket përdorimit në Shqipëri, nga evidentime që janë bërë nuk ka asnjë app tjtr që të ketë aq shumë gjuhë urrejtje, diskriminim, dhunë, bullizëm, ekspozim të fëmijëve ndaj materialeve të papërshtatshme për moshën, janë publikuar raste të fëmijeve të abuzuar seksuealisht, nga eksperienca ime në fushën e mbrojtes së fëmijëve tik tok është një aplikacioni totalisht jashtë kontrollit’ u shpreh Mirgit Vataj, kryetar i urdhrit të punonjësve socialë

Tik Tok ka krijuar polemika në të gjithë botën pas përhapjes masive. Edhe pse në fillim nisi si një aplikacion me video kërcimesh apo këngësh, shpejt u kthye në gjenerues të disa aktiviteve, shumë prej të cilave të rrezikshme, siç janë sfidat e ndryshme.

‘Ka një sfidë dhe luftë mes adoleshentëve për të pasur sa më shumë audiencë, në rrjetet sociale kjo matet me numrin e shpërndarjeve të materialeve, pëlqimeve që merr në postim. Sa më shumë pëlqime të kesh në rrjetet sociale, bëhesh më shumë i famshëm. Dhe kjo bëhet për të rritur famën’ u shpreh Mirgit Vataj, kryetar i urdhrit të punonjësve socialë.

You may also like