‘Ethet’ e Europianit/ Sylvinho lë në pritje legjionarët dhe tifozët, ja kur del lista

by editor

Ende shumë pak na ndan nga Euro 2024, kompeticioni madhor i cili do të fillojë në 14 qershor në Gjermani. Shumë Kombëtare kanë publikuar listat e tyre paraprake të lojtarëve të grumbulluar, kjo dhe duke iu gëzuar zgjerimit të listave në 26 lojtarët.

Advertisements

Gjermania, Holanda, Italia dhe Ukraina, janë disa pjesëmarrëse të cilat tashmë kanë bërë publike listat e lojtarëve që do marrin me vete në Europina, ndërsa Shqipëria vijon të jetë në pritje të kampionëve të sajë.

Advertisements

Trajneri Sylvinho ende nuk ka dhënë informacione se kush mund të jenë lojtarët që do thërriten, ndërsa dyshimet dhe ethet janë duke u shtuar dita ditës.

Trajneri ka krijuar në ‘rreth’ të gjerë alternativash që prej ditës ku ka marrë në dorëzim frenat e Kombëtares.

Afërsisht 40 lojtarë qëndrojnë në pritje të një ftese aq të dëshiruar për të përfaqësuar Shqipërinë në Euro 2024.

Sylvinho dhe stafi i tij e kanë të qarë bazën e Kombëtares, por një selektim cilësor kërkon më shumë kohë, duke ndjekur dhe më nga afër formën që kanë kaluar lojtarët gjatë muajve të fundit.

Sipas të gjithë gjasave, Sylvinho do të publikojë listën paraprake më 27 maj, përpara se Shqipëria të nis fazën përgatitore në Austri. Ndërkohë, lista zyrtare, deri në 26 lojtarë, do të dorëzohet më 7 qershor.

Dy sfidat miqësore që Shqipëria do zhvillojë me Lihtenshejnit dhe Azerbajxhanin do të jenë vendimtare në përzgjedhjet e brazilianit.

You may also like