Vrasja dhe groposja e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij ka tronditur opinionin publik.
Advertisements
Në deklaratën e tyre djali dhe vajza e viktimës janë shprehur se e planifikuan e ndërmorrën aktin kriminal për shkak të sjelljes së dhunshme të babait të tyre dhe vendimit të tij për ta fejuar të bijën.
Advertisements
Sipas autorëve të ngjarjës së rëndë, Pëllumb Meta këmbëngulte ta fejonte vajzëne tij pavarësisht kundërshtimit të saj. Ndërkohë që detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore ku thuhet se ai kundërshtonte pasi vajza do të vazhdonte shkollën.
“Në interes të hetimeve u janë marrë deklarime dhe shtetasve O Q. , R. Q. E. Q. ku shtetësja E. Q ka deklaruar se ka pasur dëshirë që të lidhte krushqi me familjen e viktimës por që ky i fundit nuk ka pranuar pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk ka pasur plane për ta fejuar”, thuhet në dosje.
Në dosje theksohet se në vijim të marrjes së deklarimit nga shtetësja Hygerta Meta, referuar provës predhë armë zjarri gjetur tek divani, ajo deklaron faktin që nuk ishin të vërteta gjithë deklarimet që kishte dhënë më parë, por që vrasjen e babait e kishte realizuar ajo së bashku me vëllanë e madh Hysenin. Kishin kohë që kishin problem me babanë dhe nga shqetësimi që u krijonte duke i fyer e bullizuar menduan ta vrisnin atë.