Fëmijët i hodhën statujën mbi kokë, humb jetën turistja në Itali. Del video e çasteve fatale

by editor

Një e re në Itali ka humbur jetën tragjikisht pasi u aksidentua katër ditë më parë dhe hetimet e orëve të fundit sugjerojnë se statuja me të cilën u godit fatalisht u hodh nga disa fëmijë duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja ndodhi të dielën pasdite 15 shtator në Quartieri Spagnoli në Napoli. Chiara Jaconis, 30 vjeçe nga Padova kishte shkuar për të vizituar Napolin.

Advertisements

E reja ishte me të dashurin e saj Livio në Napoli, me pushime, një dhuratë për ditëlindjen e saj të 30-të.

Në një moment fatal teksa ishte duke kaluar në një rrugë të zonës Quartieri Spagnoli, një statujë i bie mbi kokë.

Advertisements

Video e dalë sot tregonin pamjet e çasteve të frikshme.

Dëmtimet që mori ishin fatale sepse pas disa ditësh lufte për jetën në spital, vajza fatkeqësisht ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.

Advertisements

You may also like