Fermeri: Po abuzohet! Domatja në Tiranë shitet 6-fish më shtrenjtë se në Berat

by editor

Bimët mjekësore, domatet, kastravecët, ftonjtë, ullinjtë, shalqinjtë, lakra, mandarina, ëmbëlsirat dhe pijet jane nder produktet me te eksportuara shqiptare sipas të dhënave nga databaza e FAO-s (Organizata për Ushqimin në Kombet e Bashkuara).

Advertisements

Në vitin 2022 domatet ishin produkti i dytë më i eksportuar në vend me 26,2 milionë dollarë, por me një rënie rreth 9 për qind ne krahasim me 2019, ku vlera e domateve të shitura jashtë vendit ishte 28,7 milionë USD.

Advertisements

Alban Çakalli, fermer nga Mamurrasi tha në emisionin GoodMorning Albanians se për konsumatorin e Tiranës domatja vjen me një çmim disa fish më të shtrenjtë se sa shitet në vendin ku ajo prodhohet.

“Ka abuzime me çmimin, me domaten në Tiranë ka një çmim 5-6 fish më të lartë se çmimi i saj në Berat. Në Tiranë e kam parë edhe mbi 1500 lekë kilogramë ku nuk duhet të jetë më shumë se 1000 mijë lekë kg, pasi nga fermerët merret me 400-500 lekë kilogramë. Në këtë periudhë nuk ka domate nga importi, pasi domatja jonë po shitet jashtëzakonisht”, tha fermeri.

You may also like