FOTOT/ Adriana Kalaja thirrje për destabilizim dhe vrasjen e Rames e Veliajt: Tritoli është zgjidhja e vetme të lirohet Sali Berisha

by editor

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, ka bërë thirrje për destabilizim dhe duke vendosur dy fotografi me pistoletën drejtuar ne kokën e kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, nenkupton vrasjen e tyre

Advertisements

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, ka bërë thirrje për destabilizim dhe duke vendosur dy fotografi me pistoletën drejtuar ne kokën e kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, nënkupton vrasjen e tyre.

Advertisements

Në një postim te gjate ne Facebook, Kalaja shpreh zhgënjimin pse Sali Berisha nuk e caktoi atë Drejtuese Politike të Qarkut të Tiranës, por Belind Kelliçin, dhe nënvizon se e vetmja mënyrë që Partia Demokratike të vijë në pushtet është përmes përballjes, destabilizimit dhe “tritolit”, duke lënë të kuptohet nxitjen e dhunës së paprecedentë.

“E kam thënë që kur vura kandidaturën në primaret e zhvilluara në PD se: Tirana shpëtohet vetëm me TRITOL. Sot jam më e bindur se kurrë se jo vetëm Tirana por e gjithë Shqipëria. Besoj se edhe një pjesë e mirë e Juaja që, dikur nuk u bashkuat me tezën time. Sa për ata që më sulmuan, nuk i’a vlen, të harxhoj kohën time të vyer. Koha më dha të drejtë. Ashtu si për shumë ide e veprime që kam ndërmarë.

Advertisements

Pyetja që unë shtroj është se: A shkohet në “luftë” pa Komandantin apo në fushatë zgjedhore pa Kryetarin e PD-së dhe Liderin e Opozitës? Kurrsesi JO. Madje, historia ka treguar se fitoren në një betejë e ka arritur ai që ka “vrarë” Komandantin e palës kundërshtare, ku ushtarët pas kësaj, kanë braktisur fushën e betejës. Për këtë arsye teoria e “tritolit” sot është zgjidhja e vetme.

Vetëm me përballje, destabilizim dhe “tritol”:

1. Lirohet Prof. Dr. Sali Berisha.

2. Rrëzohet Mafia në pushtet.

3. Krijohen kushte për Qeverinë Teknike.

Vetëm kështu, shkohet drejt fitores.

PS: Filloni tani procedim penal për kanosjen e dy Drejtuesve të Grupit të Strukturuar Kriminal Rama – Veliaj”, thekson Adriana Kalaja.

Kjo nuk është hera e parë që Adriana Kalaja bën deklarata kërcënuese në rrjetet sociale, kryesisht ndaj kryeministrit Edi Rama. Në korrik, Kalaja përfundoi në polici nën akuzën e kanosjes për shkak të detyrës.

You may also like