Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora Neës u shpreh mbrëmjen e djeshme se është çështje orësh apo ditësh ekzekutimi i masave të arrestit për Erion Veliajn dhe bashkëpunëtorët e tij në bashkinë e Tiranës.
Advertisements
Dhe pak orë nga kjo deklaratë një ngjarje e dyshimtë po ndodh në Bashkinë e Tiranës.
Advertisements
Një video e mbërritur në redaksinë e “Ora Neës” denoncon faktin se në bashkinë e Tiranës ka nisur një operacion masiv i heqjes së kompjuterëve të këtij institucioni.
Në pamjet e siguruar shihen qartë punonjësit që i hedhin pa kujdes materialet dhe objektet e bashkisë, duke treguar se kjo po bëhet nxitimthi dhe larg syve të qytetarëve.
Advertisements
Edhe pse nuk ka një shpjegim zyrtar mbi këtë vendim, kujtojmë se kjo nismë vjen në një kohë kur Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë në dorë një sërë ngjarjesh korruptive të realizuara nga ky institucion si afera e vjedhjeve të drejtorëve të bashkisë përmes kompanisë famëkeqe “5D Konstruksion”, ashtu edhe për incineratorin e Tiranës.
Dhe të gjithë dyshimet të çojnë në idenë se ky ndërrim kompjuterësh po bëhet për të fshirë gjurmët dhe materialet “e krimit”, në një kohë kur opozita ka paralajmëruar se brenda pak ditësh do të ndodhë dhe arrestimi i vetë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Sot jemi në një pikë që nuk ka në qarqet mediatike në qarqet politike në qarqet gazetareske por mbi të gjitha në qarqet e drejtësisë nuk ka njeri që nuk e di që është çështje orësh apo pak ditësh ekzekutimi i masave për Erion Veliajn dhe bashkëpunëtorët e tij në bashkinë e Tiranës që e kanë kthyer këtë institucion në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave”, deklaroi dje drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi.