Mësohet se ata vepronin në formën e grupit kriminal, në lagjet e Kombinatit
Advertisements
Katër të rinj kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi akuzohen se shpërndanin drogë në Tiranë.
Advertisements
Mësohet se ata vepronin në formën e grupit kriminal, në lagjet e Kombinatit. Pas arrestimin është sekuestruar edhe lënda narkotike që posedonin. Katër të arrestuarit akuzohen për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë
Komisariati i Policisë Nr. 6 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një grup që shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Kombinatit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Green”.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagarancë shtetasit S. Ç., 29 vjeç, B. Ç., 32 vjeç, E. G., 37 vjeç, dhe R. Sh., 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Këta shtetas janë konstatuar në rrugën “Fabrika e Qelqit”, dhe gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë ju gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 4 të arrestuarit pasi siguronin lëndën narkotike në sasi, e ndanin atë në doza, të cilat i shitnin më pas në lagje të ndryshme të Kombinatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.