Xhamia e Namazgjasë në Tiranë përurohet pasditen e sotme në një ceremoni të veçantë ndërsa shumë besimtarë presin nisjen e ceremonisë që prej disa orësh.
Advertisements
E cilësuar si një stoli, kjo xhami është financim i qeverisë turke ndërsa ka një kapacitet për 5000 persona.
Advertisements
Në ceremoninë e përurimit të Xhamisë së Namazgjasë do të jetë i pranishëm sot edhe Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama.
Pranë xhamisë së Namazgjasë ndodhen besimtarë të shumtë myslimanë, qytetarë si dhe turistë të huaj. Me aparatet fotografikë apo edhe telefona ata fiksojnë xhaminë, e rrethuar nga flamujt shqiptarë dhe ata turq.
Advertisements
Me ndërtimin e xhamisë Tiranës dhe veçanërisht komunitetit mysliman i është shtuar një aset i shenjtë.
Kryeministri Edi Rama tha sot se “Xhamia e Namazgjasë do të hyjë në koleksionin e xhamive më të bukura të ndërtuara në kohët moderne”.
Xhamia e Namazgjasë ka një sipërfaqe rreth 10,000 m2, duke përfshirë katër minare me një gjatësi prej 50 metrash dhe një kupolë qendrore të stilit klasik turk, e cila arrin një gjatësi prej 30 metrash. Kati i parë i xhamisë do të ketë një qendër kulture, sallë konferencash, bibliotekë, sallë ekspozitash, restorante, dhoma pune dhe dhjetë klasa për studimin e fesë islame dhe Kuranit.
Kjo xhami nuk do të jetë thjeshtë një vendfalje, por një kompleks shumëfunksional, që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve.