Mëngjesin e sotëm, gazetari Artan Hoxha, është paraqitur në SPAK në lidhje me dosjen e 21 Janarit.
Advertisements
Hoxha pritet të japë sqarime në lidhje me një material audio, ku shfaqen komunikimet e punonjësve të Gardës, para dhe pas protestës së 21 janarit.
Advertisements
Kujtojmë që pak muaj më parë, Gjykata e Lartë vendosi që ‘21 janari’ të hetohet nga SPAK, i cili është i detyruar të regjistrojë procedimin.
Ky është urdhri i Gjykatës së Lartë, e cila pranoi kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, që krimi shtetëror i para 13 viteve të mund të shohë zbardhjen e plotë.
Advertisements
Më 21 janar 2011, Edi Rama, në atë kohë kreu i Partisë Socialiste të opozitës, drejtonte një demonstratë kundër qeverisë së kohës, të kryesuar nga politikani i Partisë Demokratike Sali Berisha, përpara kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.
Protesta u thirr nga Partia Socialiste, pasi u shfaq një video që implikonte ministrin e Jashtëm të atëhershëm Ilir Meta në aktivitete korruptive, duke e treguar atë teksa diskutonte se si të përfitonte nga një tender publik.
Gjatë protestës shpërtheu dhuna, ndërsa protestuesit u përleshën me policinë dhe katër protestues Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, u qëlluan nga Garda e Republikës. Nga të shtënat me armë u plagosën disa të tjerë.