Gazetari i njohur hedh dyshime për të dhënat e Censit: Ja pse dyshoj se u manipuluan

by editor

Analisti Artan Hoxha, ka qenë i ftuar në një emision televiziv, ku hodhi dyshime për të dhënat e Censit 2023, sipas të cilit në vendin tonë ka 2.4 milionë banorë.

Advertisements

Hoxha dha disa arsye që e shtyjnë të dyshojë në vërtetësinë e shifrave.

Advertisements

“E diskutoj si çështje besimi dhe vjen nga procesi. INSTAT si pjesë e qeverisë, e ka humbur besimin te një pjesë e madhe e publikut përfshirë edhe tek unë. Nuk marr përsipër të provoj manipulimin e shifrës, por mosbesimin e kam të thellë. Së pari, më është dukur i pakuptimë pse Censusi u vonua për dy vite. Në vjeshtën e 2021, nuk ka patur problem të pandemisë që ta bënte të pamundur bërjen brenda 10 vjeçarit të Censit. Të justifikohet INSTAT që nuk bleva dot tabletat, në cfarë shteti jetojmë?

Është e vetmja qeveri që dështon në dy vite për të bërë Censin. Është paaftësia apo interes për ta vonuar? Mosdëshira për të dhënë disa rezultate, qoftë edhe interim, sic ndodh në Kosovë dhe vende të tjera, ku publiku informohet për disa rezultate kryesore. Një shifër prej 2.4 milionë INSTAT mund ta jepte që ne dhjetor. Pra, çështë kjo pasiguri kaq e madhe e INSTAT për të informuar publikun në mënyrë sa më dinamike?

Kur u bë konferenca, ishte një konferencë pompoziteti, ndërkohë duhet të ishte konferencë e kërkimit të ndjesës. Vetë shifrat e INSTAT, kanë krijuar mosbesim. Gjatë këtij 10 vjeçari, tema e emigrimit masiv nga Shqipëria është diskutuar në mënyrë intensive në debatin publik. Në projeksionet e INSTAT emigrimi rezultonte më i ulët se shifra pararendëse. Ishte e pagëlltitshme që projeksionet e INSTAT të ishin të tilla.

Vetë censi e përmbys këtë. Sipas shifrave të INSTAT dalin të barabarta me periudhën pararendëse. Po të bëjmë shifrën e emigracionit mbi popullsinë fillestare, në dekadën pararendëse ka emigruar 13% e popullsisë, ndëra tani 18%. Kjo është anomali që INSTAT nuk na e ka treguar gjatë këtyre viteve. Pra nuk ka lënë gjë pa bërë INSTAT dhe qeveria për të shkaktuar mosbesim.

Nga ana profesionale, kam analizuar rënien e lindshmërisë. Duke eleminuar faktorë të ndryshëm, më rezulton se nuk ka ardhur si rezultat i ndonjë ndryshimi drastik të stilit të jetesës, por për shkak të emigrimit. Rënia e lindshmërisë, dyfish më e lartë në dekadën e fundit, efekti emigrator ka qenë të paktën dyfish më i lartë.

Po të veçojmë katër vite, kur rënia e lindshmërisë kërcen mbi 7%, kur mesatarja është 2%, pra duhet të kemi patur shkallë emigrimi shumë të lartë”, tha Hoxha.

You may also like