Gazetari italian kërcënohet pas dokumentarit për Shqipërinë

by editor

Kërcënohet gazetari italian Zigfrido Ranuçi. Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas debatit lidhur me pjesën e dytë të dokumentarit të “RAI3” mbi Shqipërinë ku publikoi dëshmi nga ish-zv. Kryeministri Arben Ahmetaj që ndodhet në arrati.

Advertisements

Pas kërcënimeve ka reaguar Dhoma Penale e së Drejtës Evropiane dhe Ndërkombëtare.

Advertisements

Avokatët penalë shprehën ‘solidaritet të gjerë me Ranuçin. Çdo sulm ndaj informacionit të lirë duhet të luftohet nga shteti” thuhet në deklaratën e tyre.

Gazetari Ranuçi ka bërë kallëzim pranë autoriteteve italiane për këto kërcënime.

You may also like