Gjendet i vdekur poshtë pallatit një person në Pogradec, dyshohet se…

by editor

Viktima u dërgua në morgun e spitalit të Pogradecit për autopsi.

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në qytetin e Pogradecit.

Sipas raportimeve ai u gjet pa shenja jete poshtë një pallati në zonën e quajtur Kavalishenca.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se 65-vjeçari nuk kishte shenja dhune në trup.

Ai njihet si konsumator i alkoolit dhe dyshohet se i dehur dhe nga temperaturat e ulëta, ka pësuar infarkt.

Advertisements

Viktima u dërgua në morgun e spitalit të Pogradecit për autopsi.

Policia ka nisur hetimet për rastin.

Advertisements

You may also like