Gjithçka nisi për një gjobë/ Sherri i mbrëmshëm në Lungomare, pronarët e pikës së monopatinave sulmuan policët, dy përfundon në pranga, të tjerët…

by editor

Një konflikt që ka përfunduar në konfrontim fizik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares në Vlorë.

Advertisements

BalkanWeb mëson se punonjësit e policisë kanë qenë në detyrë në Pedonale dhe kanë proceduar me gjobë një shkelës.

Advertisements

Në ketë moment kanë reaguar dhunshëm pronarët e pikës së monopatinave duke çuar në situatën që shihet edhe në videon e mëposhtme.

Mësohet se pronarët e aktivitetit ushtronin veprimtarinë e tyre në paligjshmëri duke zaptuar hapësirën publike.

Dy prej tyre janë arrestuar ndërkohë që dy të tjerë janë ende në kërkim.

Aktualisht Bashkia po pezullon aktivitetin e tyre.

You may also like