GJKKO dënon me 1 vit burg ish-kryebashkiaken e Libohovës, Luiza Mandi

by editor

Gjykata e Posaçme ka dënuar më 1 vit burg ish kryebashikaën e Libohovës Luiza Mandi për vepren penale të shpërdorimit të detyrës.
Sipas informacionve të gazetarit Edison Vatnikaj ish kryebashkiakia e cila vijon të jetë më kërkim ka kërkuar gjykim të shkrutuar për të cilën i është miratuar.Përfundimisht ajo so të vuaj vetëm 8 muaj burg.

Advertisements

Po ashtu një tjeter kërkesë e depozituar është që dinimi i saj të komvertohet në shërbim prove gjë për të cilën nuk është pranuar.Hetimi ndaj saj erdhi pas një kallzimi rë berë nga një qytetar, i cili pretendonte se në pronat e familjarëve të tij bashkia po zhvillon një projekt zgjerimi rruge.

Advertisements

Duke u njohur me këtë fakt, qytetari ka kontaktuar vetë me kryetaren e Bashkisë dhe përgjegjësin e Urbanistikës, ku e kanë sqaruar se pas përfundimit të projektit do të merreshin me riparimin e dëmeve të shkaktuara në tokat e tij, si dhe duke pastruar dherat dhe inertet që ishin hedhur.
Por gjatë përfundimit të punimeve prej kompanisë “Alba Konstruksion”, denoncuesi ka konstatuar se muri rrethues nuk ishte ndërtuar në cilësinë e duhur, por ishte shtrirë edhe në sipërfaqe të tjera të tokave në pronësi të tij.

Në këto kushte, Prokuroria e Posaçme ka nisur punën në terren ku ka sekuestruar projektin në fjalë dhe është konstatuar se ishte cënuar prona e familjes nga Libohova.

Sipas shkresave, gjatë zhvillimit të projektit në fjalë nuk është zbatuar procedura e shpronësimit, çka ka sjellë dhe dëmin ekonomik të kallëzuesit, në një vlerë prej 362,480 lek.

You may also like