Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdërmataj ka folur rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkodër, ku banesës së gjyqtarit Tonin Sterkaj iu vendos tritol.
Advertisements
Sipas tij duke pasur parasysh sasinë e tritolit të vendosur në portën e jashtme të banesës private të gjyqtarit, atë nuk kanë pasur për qëllim ta vrasin.
Advertisements
Hajdërmataj tha në një intervistë televizive se ky veprim ka qenë një shenjë paralajmëruese dhe mund të lidhet me ndonjë çështje që Sterkaj ka qenë duke trajtuar.
“Nuk duhet të presim të dëgjomë sot nga goja e gjyqtarit edhe sikur ai të ketë pasur një konflikt apo kërcënim për shkak të detyrës, për trajtimin e një dosje problematike.
Nuk mund të pretendojmë sot si publik që të dimë se ky gjyqtar ka pasur këtë apo atë problem, pasi kjo dëmton edhe hetimin. Më vonë, nëse autori kapet mund të zgjidhet e gjitha.
Atentati normalisht është shumë i rëndë, më vjen mirë që reagojnë institucionet shtetërore, pavarësisht se në raste të tjera nuk kanë qenë kaq të gatshme për të reaguar.
Në rast se marrim parasysh disa elementë, deri në këto momente flitet që sasia e tritolit ka qenë shumë e vogël. Kjo na jep një drejtim të hetimit.
Unë mendoj se një sasi e vogël, vendoset me qëllim paralajmërimi se edhe një sasi më e madhe të ishte vendosur aty nuk do sillte dëmtim e aq më tepër të rrezikonte jetën e gjyqtarit.
Unë mendoj se është një paralajmërim për ndonjë çështje të cilën për momentin nuk mund ta komentojmë”,-tha ish-drejtuesi i policisë”,-tha ish-drejtuesi i policisë.