“Gratë dhe vajzat shqiptare do të përdoren për…”, Meta bën deklaratën e fortë kundër Pr.Ligjit për nënat surrogate: Një tentativë për të mohuar përcaktimet sublime nënë-baba, në shprehje numerike ‘prindi 1 dhe 2’

by editor

Presidenti i PL-së, Ilir Meta është shprehur kundër projekligjit për nënat surrogate, teksa deklaroi se gratë dhe vajzat shqiptare do të përdoren si rezervate për të prodhuar bebe.

Meta u shpreh se ky projekligj vjen në një moment kur vendi është goditur nga shpopulli. Ndërsa theksoi se është një tentativë për të mohuar përcaktimet sublime nënë-baba, dhe për t’i kthyer ata në shprehje numerike prindi 1 dhe 2.

“Po synojnë që të kthejnë vendin në qendër ndërkombëtare të uteruseve me këtë pr.ligj për riprodhimin. Përdorin gratë dhe vajzat shqiptare si rezervate të paguara për të prodhuar bebe.

PE e konsideron euro-krim uteruesin me qira. Kjo është një tentativë për të mohuar përcaktimet sublime nënë-baba, dhe për t’i kthyer ata në shprehje numerike prindi 1 dhe 2. Pjesa më hidhur është zgjatja e kohës së abortit dhe nxitja e abortit të vajzat e reja. Gjykata Supreme në SHBA ka marrë vendim ekstrem për abortet për të ulur javët e abortit. Ky ligj paraqitet sot teksa vendi është goditur nga shpopullimi”, deklaroi Ilir Meta.

Gjithashtu presidenti i PL-së deklaroi se ulja e moshës për abortet është një skandal.

“Zgjatja e afateve të kryerjes së abortit nga 12 javë në 14 javë duke nxitur vajzat adoleshente drejt abortit. Një tjetër skandal është ulja e moshës së vajzave nga 18 në 16 vjeçe, që të vendosin në mënyrë të pavarur për të abortuar”, shtoi Meta.

You may also like