Greqi/ Shqiptari vret veten me pushkë pas një debati me ish-gruan

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare mëngjesin e së hënës në Kalo Nero të Greqisë.

Advertisements

Sipas mediave greke, një 50-vjeçar shqiptar duke mbajtur një pushkë në dorë, ka shkuar në një parcelë me ullinj ku punonte ish-gruaja e tij, fëmijët e tyre, si dhe punëtorë të tjerë. Pasi shqiptari debatoi me gruan dhe qëlloi të paktën një herë në ajër, fëmijët ndërhynë për ta qetësuar, por në një moment ai e ktheu armën dhe qëlloi veten.

Advertisements

50-vjeçari shqiptar ra i vdekur në fushë ndërsa eksperti mjekësor pritet për të kryejë edhe autopsinë.

You may also like