Gruaja ia “pastroi” letrat/ Për SASPAC-n, edhe kompania e Adriana Beqajt. 4 muaj pas festës, u ndanë çantat me vaj ulliri e shafran

by editor

Dosja e SASPAC me të cilën akuzohet ish-ministri i Shëndetësisë, zbardh fijet e miqve dhe familjes së Ilir Beqaj të përfshirë në përfitimin nga fondet IPA III.

Advertisements

Në dokumentet e SPAK shfaqet dhe kompania e bashkëshortes së tij, Adriana Beqaj.

Advertisements

Sipas hetimeve edhe pse festa për të cilin ishin bërë dy tendera, u realizua në prill kompania Albania Ionian Coast Olive Oil – AICOO, i furnizon në gusht me çanta ku do të vendosej një shishe vaj ulliri dhe vazo me shafran dhe një bllok.

Madje nga përgjimet rezulton se ka qenë miku i Ilir Beqajt, Ermal Kurtulaj që koordinonte veprimet dhe që kishte informacion të plotë.

Advertisements

Për të shmangur problemet, 5 muaj pas aktivitetin, personat e përfshirë angazhohen për të kopsitur letrat.

Madje për këtë në ditë të dielë nxjerrin në punë një prej punonjësve të SASPAK.

Në bisedë mes tyre edhe përmes batutave thuhet se disa gjëra të vogla do të mbesin për tu mbyllur edhe tek shefi. Një tjetër detaj është zbuluar kur përgatiteshin dy prokurimet.

Ermal Kurtulaj, rezulton të kishte dijeni mbi zhvillimin, dhe ku bisedon me Bledar Lekën thotë se ministrja I kishte ngritur shqetësimin se ishte zbuluar me kontratën

Por temperature e nxehtë i bën të flasin edhe për t’u freskuar

“Jo po është msu ky, noshta ajri i Degitit, dëgjo, ky është msy me nejt jasht ke liqeni, mund t rrije edhe në det, aty aty”, është një prej komunikimeve të zbuluara nga SPAK.

Në dosje po ashtu thuhet se për të mbuluar shpenzime priteshin fatura të vogla nga kompani të ndryshme

Madje për të ulur shpenzimin, dhe për të rritur fitimin janë përdorur sponsorizimet. Në festë ka qenë kantina duka që ka ofruar verë por edhe koka kola i ka bërë donacion ujë.

Në bisedat e përgjuara një Ermal Kurtulaj kërkon të sqarohet se si do jetë pija, ndërsa Alfred Nikolla i përgjigjet se nga kantina duka do të vijë verë e kuqe në tre lloje dhe një e bardhë.

Por për më shumë Kurtulaj i kërkon që kantina Duka tu mundësojë edhe një frigorifer për të mbajtur verën e ftohtë, biseda këto të zhvilluara në fillim të muajit prill.

You may also like