“Grupet kriminale janë vënë në alarm”, Gazetari Artan Hoxha zbardh detaje për mega-operacionin e SPAK: Kush janë grupimet e goditura

by editor

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në një program televiziv ka komentuar mega-operacionin e SPAK, që lëshoi 49 urdhër-arreste.

Advertisements

Hoxha theksoi se grupet kriminale në një moment kanë nisur të kuptojnë se kishte operacion dhe janë vënë në alarm. Sipas tij, kjo mund të jetë arsyeja se përse shumë persona që kërkoheshin nga SPAK mund të jenë arratisur.

Artan Hoxha: Operacioni ka qenë i madh, shtrirë në disa vende të Shqipërisë, por janë përfshirë edhe policitë e shteteve europiane. Operacioni ka qenë sfidë për institucionet tona. Janë sekuestruar 4.5 milionë euro. Do të ketë zhvillime të reja për këtë operacion. Janë 4 procedime, që janë bashkuar. Janë katër dosje të mëdha dhe janë mbledhur në një procedim të vetëm. Më 10 maj, SPAK ka dorëzuar kërkesat për 49 urdhër-arreste. Grupet kriminale janë vënë në alarm sepse po kuptonin se po bëhej operacion i madh. Kjo mund të jetë arsyeja e arratisjeve. Arben Ndoka familjen e vet e ka dërguar në Itali, ka qenë edhe në Dubai. Kemi grupin e Shijakut, ku janë Avdylët. Kemi në Durrës Plarent Dervishin, Lulzim Berishën, po aty përmendet edhe rasti i Indrit Dokles dhe një grupi të tij. Kemi Shkozetin, kemi Lezhën, Shkodrën, Niklën, Kurbinin, Fushë Krujën. Për Shkozetin, ky grup është ndër grupet më të rrezikshme në vend. Aty janë gjetur edhe paratë dhe kishte banesa, që kishin edhe kamera. Kemi edhe Sukthin, ku u identifikua edhe grupi i Pojës ose grupi i Troplinëve. RENEA e ka rrethuar zonën 24 orë, është menduar se mund të ketë edhe rezistencë. Grupi i Shkozetit ishte një grup që nuk i përmendej emri, por ndoshta edhe për faktin se nuk i gjendeshin prova. Përplasja mes grupit të Tiranës dhe Shkozetit ka qenë tragjike. Grupi i Shkozetit ka rezultuar i fuqishëm dhe kjo nënkupton se ky grup ishte i fuqishëm. Grupi i Shkozetit është bërë i njohur për shkak të vrasjes së Edison Harizajt dhe ekzekutimit të Edmond Çekiçit dhe më pas nisi përplasja me Ervis Martinajn. Janë grupe që kanë pasur edhe lidhje politike.

Advertisements

You may also like